Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Papa Françesku u ngjit në qiell, pranë Atit”/ Begaj: Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet me Atin e Shenjtë
👁9959
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se do t’i ruajë në kujtesën e tij takimet me Atin e Shenjtë. “Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje. Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, shkruan Begaj në Facebook.