Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Papa Francesku shpreh dëshirën për të marrë pjesë në meshën e Pashkëve
👁9344
Papa Françesku dëshiron të jetë i pranishëm në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për shërbesën e Pashkëve dhe të bekojë besimtarët me bekimin “Urbi et Orbi” (për Qytetin dhe Botën), njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit. Ai shton gjithashtu se prania e Françeskut në ceremoninë e nesërme fetare do të varet nga gjendja e tij shëndetësore, si dhe nga kushtet atmosferike. Megjithatë vendimi përfundimtar, pritet të merret pak para fillimit të Meshës. Gjithashtu konsiderohet e sigurt se kreu i Kishës Katolike Romake dëshiron të përshëndesë besimtarët në një ditë kaq të rëndësishme për krishterimin. Top Channel