![Zjarri në Qafën e Llogarasë, Mbrojtja Civile apel të rëndësishëm për qytetarët! Thirrje edhe drejtuesve të mjeteve: Ndiqni udhëzimet e Policisë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/zjarri-ne-qafen-e-llogarase-mbrojtja-civile-apel-te-rendesishem-per-qytetaret-thirrje-edhe-drejtuesve-te-mjeteve-ndiqni-udhezimet-e-policise_6686e516f2b1f.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zjarri në Qafën e Llogarasë, Mbrojtja Civile apel të rëndësishëm për qytetarët! Thirrje edhe drejtuesve të mjeteve: Ndiqni udhëzimet e Policisë
Agjencia e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin rrugën në Qafën e Llogarasë për shkak të zjarrit që është aktivizuar në zonë.
Mbrojtja Civile u bën thirrje dhe drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.
Njoftim për qytetarët nga Agjencia e Mbrojtjes Civile:
Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi