![Zjarr në një kontejner mbeturinash, rrezikohet djegia e kabinës elektrike](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/zjarr-ne-nje-kontejner-mbeturinash-rrezikohet-djegia-e-kabines-elektrike_668acb8a38e96-scaled.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Zjarr në një kontejner mbeturinash, rrezikohet djegia e kabinës elektrike
👁631
Një zjarr në një kontejner mbeturinash në lagjen Manalat, Gjirokastër ka rrezikuar djegien e kabinës elektrike që furnizon zonën.
Zjarri është aktivizuar rreth orës 18:00 dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët izoluan flakët, që po shkonin drejt kabinës elektrike.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme (7 korrik), ministria e Mbrojtjes i bëri një apel gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë në luftën kundër zjarrvënies, ndërsa theksoi se dënimi për “piromanët” do të jenë 15 vite.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi