Zjarr i qëllimshëm në fshatin Ramenicë të Beratit, flakët vihen në kontroll në kohë nga forcat zjarrfikëse
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Remanicë, në Njësinë Administrative Velabisht në Berat.
I favorizuar nga era, zjarri ka përparuar me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit me pisha. Pas marrjes së njoftimit, drejt zonës së zjarrit janë nisur shërbimet zjarrfikëse, me 8 efektivë dhe 2 mjete.
Situata është vënë shumë shpjet nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, që përveç lokalizimit të shpejtë të flakëve nuk kanë lejuar përparimin e tyre drejt pyllit me pisha, që ndodhej shumë pranë zonës së zjarrit.
Aktualisht situata është nën kontroll dhe zjarrfikësit janë duke monitoruar vatrat e zjarrit, për të mos lejuar riaktivizimin e tij. Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe prej 300 metër katror, me shkurre, ferra e bar të thatë.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi