Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari/ Nëna kërkon ndihmë nga policia: Ka katër ditë që s’ka ardhur në shtëpi
👁607
Një adoleshent 16-vjeçar rezulton i zhdukur që prej datës 9 dhjetor.
Policia e Korçës bën me dije se nëna e adoleshentit shtetasja E. M., 34 ka kallëzuar në polici zhdukjen e të birit.
Ajo ka thënë se djali i saj u largua nga banesa më datë 9 dhjetor dhe se që prej asaj datë nuk është kthyer më në shtëpi.
“Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja E. M., 34 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallzuar se më datë 09.12.2024, është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi