Zgjedhjet parlamentare/ “Rekomanduam datën 11 Maj”- Ilirjan Celibashi pas takimit me Bajram Begajn: Duam kohë për t’u përgatitur për votimet
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, pas takimit me kreun e Shtetit, Brajam Begaj në Presidencë, është shprehur se ka propozuar datën 11 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Gjithashtu edhe Partia Socialiste ka propozuar datën 11 Maj, por Ilirjan Celibashi sqaroi se nuk shikojnë axhendën politike, por duan kohë për t’u përgatitur për votimet, për shkak se risi në këto zgjedhje është vota e diasporës, ndërsa votimi elektronik nuk është përcaktuar akoma nga palët se ku do të bëhet.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashki theksoi se edhe pse propozimi i tij “mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje”.
“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje.
Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha kreu i KQZ-së.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi