Zgjedhjet parlamentare/ Publikohen rregullat, si do të regjistrohet diaspora! Zbardhet drafti për votën e emigrantëve
Çdo shqiptar që jeton jashtë dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të pranverës do të duhet të regjistrohet në Platformën Elektronike të Regjistrimit të paktën 68 ditë përpara datës së votimeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje rregulloren për të gjithë procesin që do të ndiqet që nga ngritja e kësaj platforme dhe deri tek krijimi dhe afishimi i listës së zgjedhësve nga jashtë e veçuar nga lista e votueseve që jetojnë brenda territorit të republikës. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date. Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, e cila është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin.
Zgjedhësit do të duhet ta shkarkojnë dhe të krijojnë një llogari të tyren, llogari që kërkon autentifikim biometrik me njohje të fytyrës, një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe Numri Personal i Identifikimi. Ndërkohë dokumentet që do të duhet të ngarkojë për t’u regjistruar janë certifikatë pronësie, vërtetim banimi, kontratë qiraje apo çdolloj dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një strukturë të caktuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përmes Platformës, vendos mbi kërkesën për regjistrim të zgjedhësit brenda 5 ditëve kalendarike nga marrja e saj dhe Vendimi nëse do të përfshihet ose jo në listën paraprake të zgjedhësve i njoftohet po në Platformë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive dhe tre ditë më vonë ose 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në faqen zyrtare të internetit të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, e cila pas këtij momenti nuk ndryshon. Sipas Kodit të ri Zgjedhor vota e votueseve nga jashtë llogaritet në qarkun ku ai ka jetuar përpara se të largohej nga vendi.
DRAFTI
KQZ zbardhi projekt vendimin për votën e emigrantëve, në të cilën janë dhënë më mënyrë të detajuar se si do të kryet regjistrimi dhe procesi i votimit i qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Pasi ndryshimet në Kodin Zgjedhor mundësuan votën e Diasporës, regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë vendit do të kryet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Regjistrim i tyre do të kryhet online nëpërmjet një aplikacioni të krijuar nga KQZ, të quajtur Platforma Elektronike e Regjistrimit. Ky aplikacion mund të shkarkohet në kompjuter ose telefon. Krijimi i një KQZ publikon rregullat. Regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve Zgjedhjet, si do të regjistrohet diaspora “Votojnë edhe qytetarët që ndodhen në kampe emigrantësh apo spitale”.
KQZ: Procesi që duhet të ndjekin emigrantët në zgjedhjet e 2025-ës llogarie të personalizuar në atë aplikacion do të bëhet me tre elementë sigurie: skanimi i fytyrës nga kamera e kompjuterit ose e telefonit, vendosja e numrit të identifikimit personal dhe vendosja e 1 kodi të cilin KQZ do t’jua dërgojë në telefon, ose me e-mail. Më pas, votuesi duhet të plotësojë të dhënat e tij, si dhe duhet të skanojë një pasaportë apo kartë identiteti shqiptare, të vlefshme. Sipas këtij pr/vendimi regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve dhe mbyllet 68 ditë para zgjedhjeve.
Në vijim të deklarimit të të dhënave, qytetari duhet të provojë që jeton në adresën e deklaruar jashtë territorit të Shqipërisë duke ngarkuar të paktën një nga këto dokumente: – Certifikatë pronësie të banesës, vërtetim banimi, kontratë qiraje; kontratë kredie për blerje të banesës; kontratë furnizimi me ujë, gaz, energji elektrike, telefon, internet në atë banesë; kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë. Dokumenti i KQZ-së, ju lë hapësirë për të votuar edhe emigrantëve të paligjshëm apo të personave që po marrin trajtim mjekësor në një shtet tjetër apo kamp emigracioni. Brenda 5 ditëve KQZ do t’i njoftojë nëse regjistrimi i tyre u pranua, e nëse ka gabime, do t’ju jepet një shans i dytë për korrigjime. Pas kësaj, ata do të hiqen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri, dhe do të jenë në listën e veçantë të zgjedhësve nga jashtë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orëve nga publikimi i saj mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive.
/Gazeta Panorama
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi