Zgjedhjet parlamentare, Berisha: 11 maji do ndajë epokën e narkodiktaturës dhe do rikthejë lirinë për të ecur drejt Shqipërisë Madhështore

Zgjedhjet parlamentare, Berisha: 11 maji do ndajë epokën e narkodiktaturës dhe do rikthejë lirinë për të ecur drejt Shqipërisë Madhështore

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me mësuesit në Kamzë, është shprehur se 11 maji do ndajë epokën e narkodiktaturës dhe do rikthejë lirinë për të ecur drejt Shqipërisë madhështore.

“Në 11 maj çdo shqiptar që ushqen ndjenjat e dashurisë ndaj vendit, i jep me votën e tij ndëshkimin e merituar kësaj narkodiktature dhe regjimi, dhe firmos për Shqipërinë madhështore”, tha Berisha.
Kryedemokrati theksoi sërish se ky është vitit i diasporës shqiptare, të cilët sipas tij, do jenë promotorët të Shqipërisë madhështore.
“Qeveria e ardhshme do bëj gjithçka për kthimin e tyre”, tha Berisha, ndërsa ftoi të gjithë mësuesit dhe prindërit t’i bashkohen “Shqipërisë Mashështore” më 11 maj.
Sali Berisha:  Në 11 maj çdo shqiptar që ushqen ndjenjat e dashurisë ndaj vendit, i jep me votën e tij ndëshkimin e merituar kësaj narkodiktature dhe regjimi, dhe firmos për Shqipërinë madhështore. Ky është viti i diasporës shqiptare. Sot është gjysma e kombit jashtë vendit. Jam këtu për tu zotuar që Shqipëria madhështore do të jetë edhe vepër e tyre. Se mundi, djersa, investimet e tyre do jenë promotorët të Shqipërisë madhështore. Qeveria e ardhshme do bëj gjithçka për kthimin e tyre.
Do bëjmë gjithçka për të mbrojtur dhe mbajtur gjallë gjuhën kudo që ndodhen. Shqiptarët do kenë pas 11 majit një qeveri që do bëj gjithçka për mbështetjen e tyre. Ftoj të gjithë mësuesit e Shqipërisë, prindërit, të bashkohemi në këtë përpjekje në 11 maj të ndajmë epokën e narkodiktaturës dhe të rikthejmë në epokën e lirisë, dinjitetit e të ecim drejt Shqipërisë madhështore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente