Vriten dy persona në Bruksel, tre të tjerë të plagosur! Mediat belge: Shënjestër dyshohet se kanë qenë pronarët shqiptarë të lokalit! Pistat e hetimit
Dy persona janë vrarë aksidentalisht në Bruksel, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e të mërkurës, duke u gdhirë e enjte në një lokal në pronësi të shqiptarëve.
Sipas mediave vendase, dyshohet se shënjestër kanë qenë pronarët shqiptarë të lokalit.
Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve për trafik droge, megjithatë ende nuk ka informacione zyrtare.
Autorët mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë në mënyrë të rastësishme drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e lokalit, duke lënë të vrarë një burrë dhe një grua.
Brukseli, dhe veçanërisht distrikti Gare du Midi, ka qenë prej kohësh i rrënuar nga dhuna e lidhur me trafikun e drogës.
Në vitin 2023, dhuna e lidhur me drogën la 7 të vdekur në kryeqytetin belg. 130 persona të tjerë u plagosën rëndë. Shumë shpesh, ajo përfshin dhunën midis bandave rivale që konkurrojnë për territor për të shitur drogë, raportojnë mediat në Bruksel.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi