Vrau 24-vjeçarin me mjete prerëse dhe plagosi dy të tjerë, policia në kërkim të 40-vjeçarit! Arrestohen 5 persona pas krimit, ja akuzat ndaj tyre

Vrau 24-vjeçarin me mjete prerëse dhe plagosi dy të tjerë, policia në kërkim të 40-vjeçarit! Arrestohen 5 persona pas krimit, ja akuzat ndaj tyre

Pesë persona janë arrestuar nga policia pas krimit të rëndë në fshatin Breg-Lumë në Tropojës pasditen e djeshme (11 Korrik) ku një 40-vjeçari vrau me mjete prerëse një 24-vjeçar dhe plagosi dy të tjerë.

Të arrestuarit janë:
-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi reth orës 17:00 në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, 40 vjeçari me iniciale S. S. godit me mjete prerëse viktimën 24 vjeçarin me iniciale A. P., vëllain e këtij të fundit, 32-vjeçarin me iniciale  V. P., dhe 45-vjeçarin me iniciale Sh. K..
I riu u dërgua në spital pasi u godit me mjete prerëse, por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autori është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.
Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:
-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.
2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi