Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, dërgohet për gjykim vrasësi portugez, Ruben Saraiva

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, dërgohet për gjykim vrasësi portugez, Ruben Saraiva

Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të dërguar në gjykim portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

Vendimi u mor nga gjyqtari Renis Sheshi, i cili vlerësoi se kishte prova të mjaftueshme për të gjykuar Saraivan për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.
Ruben Saraiva ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur ne muajin 19 prill të vitit 2023, në lokalin në pronësi të viktimës, në Shëngjin.
Porositës për këtë vrasje dyshohet se është Edmond Haxhia, edhe ky i arrestuar në Angli dhe ndodhet në proces ekstradimi.
Ai dyshohet si porositësi i krimit për motive gjakmarrjeje, në emër të kushërinjve të tij, familjes Lekstakaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente