
Votat e diasporës/KQZ ndan të dhënat, ja sa emigrantë janë regjistruar në PER, Celibashi: Votuesi më i vjetër 98 vjeç
Kreu i KQZ , Ilirjan Celibashi, dha detaje lidhur me emigrantët shqiptarë të diasporës që kanë aplikuar dhe janë regjistruar në sistemin PER për të votuar nga vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.
Përmes një deklarate për mediat Celibahsi tha se në PER kanë aplikuar në total 294 155 zgjedhës dhe se nga këta, kanë rezultuar të suksesshme vetëm 245 975 aplikime.
Kujtojmë se shqyrtimi i aplikimeve të shqiptarëve që jetojnë jashtë nisi në 11 janar dhe përfundoi në 4 mars.
Celibashi ndau gjithashtu edhe 2 fakte interesante lidhur me regjistrimin e diasporës.
“Kemi dy të dhëna interesante, aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermani e ka bërë aplikimin në 11 janar në orën 00:08. E kishte bërë shumë mirë aplikimin. Shtetasi me moshën më të madhe është një shtetas nga Gjermani dhe ky 98 vjeç, i datëlindjes 1927 dhe nëse nuk gaboj ia ka dalë herën e parë që të regjistrohet”, tha Celibashi.
Ilirijan Celibashi: Përfundimisht janë 294 155 zgjedhës që kanë shprehur interesin për tu regjistruar si votues nga jashtë, prej tyre 245 975 janë regjistruar, pra aplikimin e tyre ka qenë i suksesshëm.
Ndërkohë nga ana tjetër si kërkesa KQZ ka marrë 365 mijë 166 kërkesa dhe ka refuzuar 119 139. 2 mars ishte dita me numrin më të lartë të kërkesave.
Kemi dy të dhëna interesante, aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermani e ka bërë aplikimin në 11 janar në orën 00:08.
E kishte bërë shumë mirë aplikimin. Shtetasi me moshën më të madhe është një shtetas nga Gjermani dhe ky 98 vjeç, i datëlindjes 1927 dhe nëse nuk gaboj ia ka dalë herën e parë që të regjistrohet. Është një shtetas që ka aplikuar 25 herë në platformë.
Celibashi tha ndër të tjera se në KQZ janë regjistruar 53 parti dhe se koalicionet e regjistruara janë 3. Kreu i KQZ tha se “Lëvizja Bashkë: është e vetmja parti që ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë.
Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve përfundon më 12 mars, ndërsa pritet që subjektet kryesore politike të shpallin emrat e tyre në ditët në vijim.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi