“Vitin e kaluar ishim në aksion për të drejtat e opozitës, tani për regjimin!”- Noka replika me Vangjelin, analisti: Nëse ka një shans të fitoni zgjedhjet është të…

“Vitin e kaluar ishim në aksion për të drejtat e opozitës, tani për regjimin!”- Noka replika me Vangjelin, analisti: Nëse ka një shans të fitoni zgjedhjet është të…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka replikuar me analistin Lorenc Vangjeli gjatë diskutimit në emisionin ‘Log’, ku ky i fundit u shpreh se aksioni i ndërmarrë nga opozita gjatë këtyre javëve në Kuvend, është i njëjtë me atë të vjeshtës së kaluar.

Noka hodhi poshtë këto qëndrime duke thënë se opozita hyri në aksion vjeshtën e kaluar që të njiheshin të drejtat kushtetuese të opozitës, ndërsa sot nisma e tyre është ndryshe.
“Nuk hymë për të rrëzuar regjimin atë kohë, por për të drejta e opozitës. Tani jemi për një kauzë tjetër, për çështje madhore, jetike për vendin dhe demokracinë. E ka asfiksuar frymëmarrjen e demokracisë Edi Rama”, tha Noka.
Më tej, analisti Vangjeli u ndal të zgjedhjet e ardhme, ku tha se “nëse ka një shans opozita të fitoj zgjedhjet është të kaloj gardhin e saj, pasi po blindon një ngastër gjithmonë e më të vogël elektorale, që do ta lërë në opozitë edhe vitin tjetër”.
Pjesë nga diskutimi
Vangjeli: Pyetja është kush fiton në këtë histori, ne vjeshtën e viti të kaluar kishte skena të ngjashme, u shpall lufta në Kuvend, dhe më pas u vu paqja, askush se kujton.
Noka: Ne hymë në aksion në vjeshtë që e drejtat kushtetuese të njiheshin, ishin komisionet hetimore. Opozita e detyroj mazhorancës të kthehej pas. Këto dimensionet e tua nuk shkojnë, nuk hymë për të rrëzuar regjimin atë kohë, por për të drejta e opozitës. Tani jemi për një kauzë tjetër, për çështje madhore, jetike për vendin dhe demokracinë. E ka asfiksuar frymëmarrjen e demokracisë Edi Rama.
Vangjeli: Nis revolucioni me buton në tetor. Nga e enjtja në të enjte. Ju u rikthyet edhe njëherë në paqe. E liga e madhe që kemi sot, ekzistonte. Revolucioni i karrigeve nisi me burgosjen e Salianjit. Është pjesë e një strategjie shumë të gabuar në këndvështrimin tim, tradita më thotë të njëjtën gjë. Se u radikalizua më 2019 dhe tani po shkon sërish. Pyetja është kush fiton në këtë histori? Në këndvështrimin tim, është sërish një rrjedhë lumi, që çon ujë në mullirin e mullixhiut tashmë të thinjur, Edi Rama. Nëse ka një shans opozita të fitoj zgjedhjet është të kaloj gardhin e saj, po blindon një ngastër gjithmonë e më të vogël elektorale, që do ta lërë në opozitë edhe vitin tjetër. Kush humb, thonë, i vodhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi