
VIDEOLAJM/ “Hiqe dorën, jam deputet!”- Bledion Nallbati pengon rrugën e autobotit, policia e largon me ujë! Demokrati i nxjerr gishtin e mesit
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përplasur me policinë, teksa ai qëndronte para autobotit me ujë, duke e penguar atë të lëvizte.
Në një moment, deputeti demokrat dëgjohet të thotë “hiqe dorën, jam deputet”, ndërsa shihet se një efektiv me skafandër e kap atë nga dora.
Ndërkohë në një tjetër episod, teksa policia shpërndan protestuesit me ujë, presioni ka kapur edhe deputetin Nallbati.
Ky i fundit i revoltuar shihet teksa i nxjerr gishtin e mesit policisë.
Kujtojmë që protesta e opozitës në formën e mosbindjes civile nisi në orën 17:00 dhe leja është marrë deri në orën 20:00.
Janë pesë pika kryesore ku opozita bllokoi rrugët, tek bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, Rruga e Elbasanit”, Ura te Xhamia, “Sheshi Ëillson” dhe Pallati me Shigjeta.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi