
VIDEO/ Xhokoviç duhet të presë për trofeun e 100-të, Siner i jep leksion në Kinë
👁1900
Postuar: Tetor 13, 2024 | 12:47
Xhokoviç duhet të presë, nëse kërkon trofeun e 100-të në tenis. Kjo pasi është Siner që e mposhti tenistin serb këtë të diel në “Rolex Shanghai Masters”.
Italiani ia doli me dy sete të fituara, respektivisht 7-6 dhe 6-3, ndërsa i dha leksion të vërtetë kundërshtarit Xhokoviç në Kinë.
Kujtojmë se Siner kryeson aktualisht renditjen e tenistëve. Ky triumf i dha trofeun e gjashtë brenda një viti duke u bërë i pari tenist mashkull, që nga viti 2016, që ia del të arrijë këtë kuotë.
Pika e fundit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi