VIDEO/ Triumfi në sekondën e fundit i basketbollit të femrave të SHBA mbyll Lojërat Olimpike! Ja kush kryeson tabelën e medaljeve pas të gjitha garave
Postuar: Gusht 11, 2024 | 17:37
Finalja e basketbollit të femrave mes SHBA dhe Francës ka mbylluri sot të gjitha garat e Lojërave Olimpike dhe ka vendosur në mënyrë të drejtpërdrejtë se cili vend do të shpallej fitues sa i përket renditjes së përgjithshme të medaljeve për këtë edicion.
Ekipi i femrave të SHBA fitoi me rezultatin 67-66 duke marrë medaljen e artë. Një medalje që i duhej për t’u konfirmuar e pakalueshme në këtë eveniment, pasi e siguroi për herën e 8 radhazi, por edhe për t’i siguruar SHBA-së vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
Para kësaj ndeshje, ishte Kina që regjistronte 40 medalje të arta ndaj 39 të SHBA në Paris 2024. Por me fitoren e ekipit të femrave të basketbollit, SHBA barazoi Kinën për të arta, teksa mori kreun e klasifikimit falë 44 medaljeve të argjendta ndaj 27 që kanë siguruar aziatikët.
Kështu, SHBA dominon tabelën për të katërtin edicion radhazi të Lojërave Olimpike, duke ndaluar rikthimin e Kinës në majë për herë të parë që pas Pekin 2008. Në vendin e tretë është renditur Japonia me 20 medalje të arta, e ndjekur nga Australia me 18 dhe Franca me 16.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi