
VIDEO/ Sherr me thika mes dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje të rëndë! Qytetarët gjejnë 26-vjeçarin me pesë plagë në shpinë
👁4473
Një sherr i përgjakshëm mes dy shqiptarëve ka ndodhur pasditen e djeshme në Evosmos të Selanikut. Të dy kanë goditur me thikë njëri-tjetrin, ndërsa gjendja e njërit raportohet veçanërisht kritike. Nga pamjet e publikuara nga mediat greke, dy shqiptarë të moshës, 26 dhe 33 vjeç, godasin me thikë njëri-tjetrin gjatë një sherri të egër mes tyre. Qytetarët duken teksa vrapojnë drejt vendndodhjes së njërit prej të plagosurve dhe më pas mbërrin një makinë patrullimi. 26-vjeçari mësohet se u gjet jashtë një supermarketi në kryqëzimin e rrugëve Papagou dhe Chrysostomou, pak metra larg vendit të sherrit, me pesë plagë në shpinë....
Burimi:
Panorama.com.al