VIDEO/ Përplasje të forta me policinë, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt qytetarëve dhe deputetëve të opozitës! Çfarë ndodhi në 3 orë mosbindje civile

VIDEO/ Përplasje të forta me policinë, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt qytetarëve dhe deputetëve të opozitës! Çfarë ndodhi në 3 orë mosbindje civile

Protesta e kësaj të marte (26 nëntor) e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje të herëpashershme mes qytetarëve, deputetëve të opozitës dhe policisë.

Ashtu siç ishte njoftuar, mosbindja civile nisi në orën 17:00 me përplasje të forta, ndërsa policia shoqëroi disa persona.
Kanë qenë pesë pika kryesore ku opozita bllokoi rrugët, tek bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, Rruga e Elbasanit”, Ura te Xhamia, “Sheshi Willson” dhe Pallati me Shigjeta.
Deputetët e opozitës pretendojnë se policia i ka provokuar, çka ka bërë që situata të agravohet deri në përplasje fizike, përdorim të gazit lotsjellës dhe autoboteve me ujë.
Policia në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje që të lirojnë rrugët, pasi kjo përben vepër penale. Por, Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD tha se protestat janë të ligjshme.
“Janë në shkelje të ligjit. Kur ne protestojmë para kryeministrisë ka bllokim të bulevardit. Në këtë rast ka protestë në sheshin Ëillson dhe ka absolutisht bllokim. Është gjeja më normale”, tha Bardhi.
Eksponentë të Partisë Demokratike, por edhe të Partisë së Lirisë, akuzojnë policinë se ka marrë urdhra për të dhunuar deputetët e opozitës, por edhe protestuesit.
Në sheshin Ëillson, situata ka qenë më e tensionuar, çka ka detyruar policinë që të hedh ujë me presion. Në një moment, deputetë të PD dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi hipin mbi autobot, duke e penguar atë. Kjo bëri që policia të hedh gaz lotsjellës.
Ndërkohë nga protesta ka pasur edhe disa persona të lënduar, ndërsa disa të tjera janë shoqëruar në komisariat.
Protesta u mbyll para bashkisë së Tiranës, me fjalimin e Belind Këlliçit, i cili ndër të tjera tha se “PD, opozita, qytetarët janë të vendosur në betejë me regjimin e Edi Ramës”.
Protesta edhe pse nisi me tension dhe përplasje, u mbyll e qetë në orën 20:00 dhe qarkullimi i makinave filloi normalisht.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi