VIDEO/ “Kush je ti që…“- Përplasje në Komisionin Parlamentar, Vokshi hyn në sallë dhe i fik mikrofonin Ndrecës! Socialisti: Pse klith? Mos u sill si e fortë
Përplasje në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin pasi garda nuk lejoi deputetët e opozitës të futen brenda.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.
“Kush je ti që…” i drejtohet deputetja demokrate dhe më pas i fik mikrofonin.
Pjesë nga debati
Vokshi: Ka mundësi të dalësh përjashta ti ( I drejtohet një deputeti në sall).
Ndreca: Kujdes me gjuhën
Vokshi: Kush je ti mo?
Ndreca:A mo ulu aty
Vokshi: Unë aty tek dera ti…Kush je ti mo? Nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision
Ndreca:Pse bërtet
Vokshi: Unë tek dera ti guxon nis mbledhjen
Ndreca: Pse klith
Vokshi: A je normal apo jo? Nuk i bën këto një njeri normal
Ndreca: Do të ulesh ta drejtosh apo do të bërtasësh
Vokshi: Mbylle atë mikrofon. Të të vijë turp
Ndreca: Turp tim se përcakton ti, ulu dhe qetësohu
Vokshi: Të të vijë turp po të them dhe të gjithë këtyre deputetëve, kolegët tek dera
Ndreca: Nuk e kam idenë ku rrinë kolegët, Nuk e di fare, s’merrem me këtë pjesë. Do të ulesh të drejtosh mbledhjen
Vokshi: Ça bën unë nuk të duhet ty fare
Ndreca: Mos u sill si e fortë. Do të sillesh si kryetare, apo si e fortë. Pse bërtet, mendon se bërtet dhe na bën presion
Vokshi: Kush je ti, unë tek dera ti nis mbledhjen
Ndreca: Çfarë do të tregosh
Vokshi: Pse ju përdorin kështu
Ndreca: Ti je e përdorur
Vokshi: Në vend të mbroni kolegët
Ndreca: Nuk mbrojmë kolegët që hedhin molotov. Ulu. nuk je pronare e komisionit, vendos komisioni këtu.
Vokshi: Ka mundësi të dalësh këtu ti ( I drejtohet dëshmitarit Gentian Opre)
Ndreca: Nuk lëviz nga aty zotëri, merret vendim nga Komisioni
Vokshi: Jeni injorancë juridike
Ndreca: Kujdes me gjuhën
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi