VIDEO/ “Ec e dreq, kur flet mendo”- Sherri në Komisionin Hetimor, Erjon Braçe acarohet me Albana Vokshin
👁1612
Zhurmat në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi kanë acaruar socialistin Erjon Braçe, i cili ka hyrë në sallën duke kërkuar nga Albana Vokshin që të ulë zërin.
Komisioni Hetimor për Sterilizimin është mbledhur sot në seancë, por nuk ka mundur të zhvillojë një mbledhje normale.
Deputetja e PD-së Albana Vokshi është kapur me kolegët socialistë dhe tonet mes tyre kanë qenë të acaruara duke kaluar dhe në fyerje mes palëve apo kërcënime.
Kjo gjë ka shqetësuar dhe punën e komisioneve të tjera parlamentar, e me sa duket dhe Erion Braçen, i cili drejton komisionin e Dezinformimit.
“Kur flet mendo, ec e dreq”, i drejtohet Braçe, Vokshit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi