“Vetë ministri i Brendshëm është i pakënaqur”- Ervin Salianji batuta me Nasip Naçon: Mund të mbani një derë hapur te ‘Euroatlantikët’ edhe një tek komunistët! Sekretari i Partisë…

“Vetë ministri i Brendshëm është i pakënaqur”- Ervin Salianji batuta me Nasip Naçon: Mund të mbani një derë hapur te ‘Euroatlantikët’ edhe një tek komunistët! Sekretari i Partisë…

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka bërë disa batuta me kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, i cili tha se “të bëhen deputetë euroatlantik”.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar ligjvënësit demokrat, i cili tha se “jeni në situatë të vështirë politike, dhe mund të mbani një derë hapur te euroatlantikët”.
Kujtojmë që Demokratë Euroatlantikë quhen deputetët që mbështesin Lulzim Bashën.
Salianji teksa komentoi deklaraten e ministrit te Brendshem tha se “më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar atë që kemi thënë në në këto vite”.
Naço: Ju lutem bëhuni deputet euroatlantik
Salianji: E di që në situatën e vështirë politike që ju ka futur kryetari i PS, mund të mbani një derë hapur te euroatlantikët edhe tek komunistët dhe cdo parti tjetër. E falënderoj sekretarin e partisë, Qefalinë për ndërtimin e vijës së partisë dhe ruajtjes që i bën kryetarit të komisionit në vijën e partisë.
Naço: E tërheq, bëhuni deputet europian
Salianji: Në ato që lexoi ministri në këndvështrimin tim, e vërtetë ishte fjalia që tha se nuk ishte i kënaqur me punën e Ballës, Cucit dhe Xhafës. Më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar atë që kemi thënë në në këto vite. Vetë ministri i Brendshëm thotë se është i pakënaqur. Meqe është i pakënaqur, tek cila pjesë është i pakënaqur?

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi