Vendosi tritol në lokalin e familjes së Bledar Birçajt, policia arreston autorin e dyshuar
Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili vendosi tritol në lokalin në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i ekzekutuar me armë zjarri në 2021.
“Sot rreth ores 14’00 ne zonen e Xhamise eshte kapur autori i dyshuar per tritolin e vendosur ne bar-kafen ne Lungo-mare pak dite me pare. Autori me iniciale B.M 37 vjec eshte nga Vlora (i perket pakices rome) dhe po punohet per zbardhjen e motiveve te ngjarjes”, njofton policia.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.
Mësohet se autori, i cili ka qenë i maskuar ka vendosur eksploziv me fitil dhe pasi e ka ndezur, ai është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ekzekutimi i Birçajt
Bledar Birçaj u qëllua me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit, ngjarje e ndodhur në 10 maj 2021.
Birçaj ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët i shpëtuan mrekullisht plumbave.
Dy persona të pajisur me kallashnikov i zunë pritë dhe qëlluan drejt mjetit që drejtohej nga Birçaj.
Fatmirësisht personi tjetër, polici i anti-drogës Granit Deromemaj, që ishte edhe shok me viktimën ka shpëtuar mrekullisht.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi