![Vendimi për rritjen e çmimit të ujit nga Bashkia e Elbasanit, qytetari godet këshilltarin socialist](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/vendimi-per-rritjen-e-cmimit-te-ujit-nga-bashkia-e-elbasanit-qytetari-godet-keshilltarin-socialist_668298f551476.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Vendimi për rritjen e çmimit të ujit nga Bashkia e Elbasanit, qytetari godet këshilltarin socialist
Një qytetar ka goditur një nga këshilltarët socialistë pas vendimit të Bashkisë së Elbasanit për të rritur çmimin e ujit.
Qytetari, i cili po protestonte kundër këtij vendimi, i ka gjuajtur me dosje këshilltarit të PS që qëndronte i ulur në karrige.
Ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke i hedhur disa letra dhe shkon drejt tij.
“Poshtë komunistat”, tha qytetari i revoltuar para nisjes së tensioneve në sallë.
Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit, ndërsa opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.
Sot para fillimit të mbledhjes këshilltari i PSD, Erion Murataj kërkoi anulimit e vendimit të marrë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi