Vendimi për Fredi Belerin, Berisha: Brenda tre orëve me urdhër të Ramës, KQZ dhe presidenti i morën mandatin dhe shpallën zgjedhje

Vendimi për Fredi Belerin, Berisha: Brenda tre orëve me urdhër të Ramës, KQZ dhe presidenti i morën mandatin dhe shpallën zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Berisha shprehet se “brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë”.
Ish-kryeministri më tej bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën para Kryeministrisë, që do të zhvillohet më 11 korrik.
“Miqtë e mi, sot diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve nxori fytyrën dhe shëmtinë e vet më të madhe.
Brenda tre orëve, me urdhër të Edi Ramës, KQZ dhe presidenti vendosën t’i marrin mandatin Belerit dhe shpallën zgjedhje, duke mos pritur, duke mohuar të drejtën e ankesës në gjykatë.
Të drejtën e ankesës në KAS.
Imagjinoni këtë bir xhelati, nëse do ishin ligjet e vjetra, ky nuk do i linte njerëzit të bënin apel, por do i pushkatonte me vendimin e parë.
Ky është shteti i karnavalit.
Këtë shtet duhet ta përmbysim një ditë e më parë.
Një minutë e më parë!
11 korriku është dita e fuqisë tonë.
Është dita e mosbindjes sonë civile.
Është dita e triumfit tonë.
Është dita që hap dyert për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme fitoren e opozitës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi