![Vendimi i Gjykatës së Apelit/ Salianji: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/vendimi-i-gjykates-se-apelit-salianji-jam-i-denuar-politik-me-urdher-te-fatmir-xhafes_66f6964cd3ac4.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Vendimi i Gjykatës së Apelit/ Salianji: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës
👁1147
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg, u shpreh se urdhrin, sipas tij, e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj.
“Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës”, tha Salianji.
Ervin Salianji: Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama e paralajmëroi vendimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor dje?
Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin?
Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim?
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi