“Vendimi është politik”- Deputeti Sula reagon për dënimin e Salianjit: Kambanë alarmi për demokracinë e vendit

“Vendimi është politik”- Deputeti Sula reagon për dënimin e Salianjit: Kambanë alarmi për demokracinë e vendit

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar për dënimin me një vit burg të kolegut te tij, Ervin Salianji, duke thënë se është vendim politik.

Sula thotë se vendimi i marrë ndaj deputetit demokrat, Drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji është një kambanë alarmi për demokracinë në vend.
‘Qytetarët dhe opozitarët duhet të ngrihen përballë kësaj arrogance të qeverisë dhe të ndalojnë shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri’, thotë ndër të tjera ai.
Reagimi i Dashnor Sulës:
Sot u rikthyen dënimet politike!
Dënimi i deputetit Ervin Salianji është vendim  politik. Ky është një mesazh për të vrarë kurajon/guximin e atyre që denoncojnë pushtetarët e inkriminuar.
Është fakt që vëllai i ish-ministrit të brëndshëm u fut në burg në Itali pas denoncimit të Salianjit. Është fakt i njohur botërisht që derisa u bë denoncimi nga PD, vëllai i ish-ministrit lëvizte i lirë madje edhe duke bërë biznes në Shqipëri. Por gjykatat dënojnë deputetin e opozitës që denoncon.
Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?!
Vendimi politik i marrë ndaj deputetit demokrat, Drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji është një kambanë alarmi për demokracinë në vend.
Partia Demokratike dhe opozita nuk duhet të pranojnë të nënshtrohen nga vendimet politike.
Qytetarët dhe opozitarët duhet të ngrihen përballë kësaj arrogance të qeverisë dhe të ndalojnë shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi