“Ushtria nuk është vetëm për luftë!”- BE po rrit sigurinë, ish-ministri i Jashtëm: Aleanca e NATO-s do të vazhdojë! Rusia mund të kërcënojë, por mund të marrë përgjigjen e merituar

“Ushtria nuk është vetëm për luftë!”- BE po rrit sigurinë, ish-ministri i Jashtëm: Aleanca e NATO-s do të vazhdojë! Rusia mund të kërcënojë, por mund të marrë përgjigjen e merituar

Ish-ministri i Jashtëm, Arian Starova, ka komentuar pasojat e luftërave dhe rolin e NATO-s në garantimin e sigurisë, në kohën kur Evropa është vënë në lëvizje për të shtuar forcat e saj mbrojtëse si një masë ndaj kërcënimit rus.

Ai theksoi se luftërat janë të kushtueshme  dhe se ky proces kërkon bashkëpunim me anëtarëve të Aleancës ku të gjithë të kontribuojnë në mënyrë të barabartë.
Duke folur për mundësinë e kërcënimeve të tjera, Starova u shpreh se NATO dhe forcat e sigurisë duhet të jenë gjithmonë të gatshme për të përballuar rreziqe të paparashikueshme.
“Edhe sikur të mos ketë luftëra apo konflikte si këto, NATO dhe forcat e sigurisë duhet edhe për rreziqe të tjera të paparashikueshme. Mund të vijë dhe nga kozmosi, nga gjera të tjera. Ushtria, nuk është vetëm për luftë, por edhe për fatkeqësi të tjera”, tha ai, ndërsa theksoi se aleanca e NATO-s do të vazhdojë.
Starova u shpreh nuk e sheh Rusinë si një fuqi që mund të kërcënojë direkt Evropën, duke theksuar se nëse Rusia do të kërcënoje, mund të marrë gjithashtu përgjigjen e merituar.
Arian Starova: Luftërat janë të kushtueshme dhe për të prodhuar armë dhe municione, do energji, duhen të gjithë aleatët. Sa i përket nenit 5 të traktatit të Atlantikut, duhet të shohim që nëse e fusim në lojë a është ruajtur një lloj balance në kontributet në aleancë. Jo kushdo i cili nuk paguan detyrimet e tij mund të përfitojë nga neni 5.
Sepse ideja është që kërcënimet ti mbajmë bashkë, sipas proporcionit të ekonomisë. Edhe sikur të mos ketë luftëra apo konflikte si këto, NATO dhe forcat e sigurisë duhet edhe për rreziqe të tjera të paparashikueshme. Mund të vijë dhe nga kozmosi, nga gjera të tjera.
Ushtria, nuk është vetëm për luftë, por edhe për fatkeqësi të tjera. Kjo aleancë do të vazhdojë. Po nxiten po inkurajohet shtet e Evropë që të paguhen më shumë, se rreziqet janë të tilla, Nuk besoj se kjo duhet të japi alarmin që Rusia qenka një fuqi e madhe dhe mund të kërcënojë Evropën. Mund ta kërcënoj por mund të marrë dhe përgjigjen e merituar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente