“Unë lë mandatin nëse…”- Ervin Salianji i drejtohet kryeministrit Rama: Një fatzi që ke vendosur për të drejtuar Komisionin e Reformës do ta çojmë në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se e lë mandatin nëse ka një rast të vetëm që ai ka paraqitur raport mjekësor për të mos u përballur në gjyqe.
Nga Kuvendit, Salianji po ashtu akuzoi edhe ish ministrat e Brendnshëm të qeverisë për lidhje me krimin, duke paralajmëruar se do të çojnë në SPAK, ish ministrin që tashmë drejton Komisionin e Reformës, si subjekt i ligjit antiamfia.
“Ministrat e tu të Brendshëm në mënyrë të njëpasnjëshme, njërin që e ke vendosur tani, një fatzi për të drejtuar gjasme komisionin e reformës duhet të jetë në hetim nga SPAK dhe do ta çojmë ne në SPAK si subjekt të ligjit antimafia”, tha deputeti demokrat.
Ervin Salianji: Më vjen mirë që Rama ndjek gjyqet e opozitës prandaj nuk qeveris. Ishte ekspert i nivelit të lartë i rrotullimit të gjerave në gojë. Është e disata herë që mban në gojë këtë mënyrë të folur. Dua ti them se nëse në një rast të vetëm nëse kam paraqitur raport mjekësor, po gjeti një raport prej meje për t’iu shmangur përballjes me këta unë e lë mandatin, por ndryshe duhet ta bëjë ai.
Zotëri, ministrat e tu të Brendshëm në mënyrë të njëpasnjëshme, njërin që e ke vendosur tani, një fatzi për të drejtuar gjasme komisionin e reformës duhet të jetë në hetim nga SPAK dhe do ta çojmë ne në SPAK si subjekt të ligjit antimafia.
Ministrin tjetër të Brendshme e kë të dënuar kur dilje dhe më thoshe… kur të hyja në mes të fushave me kanabis… nuk janë të vërteta. Kur del dhe thua të pavërteta rri aty dhe përballur dhe mos ik si frikacak.
Më herët Rama gjatë fjalës së tij tha: Një fjalë serioze për krimin e organizuar, zotërote u the këtye, atyre e shqiptarëve kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, por në fakt kishte kallëzuar noc rrokun sepse kishe dërguar një informacion. Mirë e bëre, se ndryshe do të kishe përfunduar si Babale Salivani që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi