
“Unë jam më i fortë se vdekja”, çastet e fundit të Teodor Kekos! Shkrimtari me humorin e hollë e politikani me shpirtin e rebeluar
Teodor Keko është njëri ndër autorët më të dashur shqiptar. Shquhet për antikonformizmin, mjeshtërinë e të shprehurit thjesht dhe thukët dhe emocionalitetin në poezi.
Madje, Keko edhe në fjalët e fundit të jetës së tij do bënte letërsi. “Në këtë botë nuk ka njerëz të përjetshëm, por kalimtarë. Është e vështirë ta pranosh vdekjen tënde, por ja që ajo është prezente dhe një ditë vjen, dhe atëherë pavdekësinë, pikërisht atë që lakmojmë, na e dhuron nëse e meritojmë ajo vdekje. Filozofi e komplikuar apo jo!”, këto ishin fjalët që shkrimtari njohur kishte thënë pak kohë para se të vdiste.
I lindur më 2 shtator 1958, në një familje të shquar kineastësh, Teodor Keko që i vogël shquhet për humorin e hollë dhe shpirtin e rebeluar, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19- vjeçare boton të parat poezi në gazetën letrare “Drita”, përcjellë me mjaft dashuri nga personaliteti i letrave shqipe Fatmir Gjata. Shkrimtari i njohur është shumë aktiv gjatë lëvizjeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhet deputet i Partisë Demokratike për dy mandate rresht. Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Pas një sëmundjeje të rëndë, Teodor Keko vdes më 20 gusht 2002 nga një sëmundje e rëndë.
JETA DERI NË VDEKJE
Teodor Keko u lind në Tiranë, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe mbahet mend si pjesëtar i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko ka filluar publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në: poezi, dramë, novelë si dhe veçanërisht i historive të shkurtra. Vdiq në Selanik ne duart e mikut të tij Stilian Buxheku pasi ishte i sëmurë nga një tumor në stomak. Ai vdiq në orën 15:30 të 22 gushtit të vitit 2002.
Dreka që hëngrëm 1 orë përpara vdekjes. Kur erdhi mesditën e 20 gushtit nga Amsterdami në aeroportin e Selanikut dhe u përqafuam, fjala e parë që më tha ishte… “Do të jap një drekë sot vëlla, që ta mbash mend gjithë jetën”… thua se gjithë qenia e tij e ndjente të keqen që do të vinte një orë më pas. U ritakuam pas shumë vitesh, krejt rastësisht, një vit më parë, kur kishte ardhur në Selanik për të filluar disa seanca kimioterapie. Nga ajo ditë, nuk u ndamë më… Ne ishim bashkë atë çast, kur ai vendosi të kalojë luginën e vdekjes. Nuk arriti të thoshte asnjë fjalë në atë moment ogurzi, nuk arriti të mbarojë fjalën “S’jam mirë…”. Por në sytë e tij në atë moment të keq, unë pashë dëshirën e madhe që kishte ai njeri të shikonte për herë të fundit Xhulin, Martinin, Elion, nënën, shokët e shumtë… Dori, mbaje veten, i thashë… por ai ecte në atë tunel të errët, pa mundur dot të kthehej”,-ka kujtuar miku i tij Stilian Buxheku. Ndërsa bashkëshortja e shkrimtarit Xhuli, kujtonte momentin e marrjes së lajmit të hidhur. “Më telefonoi sapo mbërriti në aeroport. Ishte me Stilianin dhe do të rrinin bashkë deri sa të vinte ora 18:00, në të cilën i duhej të paraqitej në spital për të filluar seancën. Pas afro një ore, më telefonon Rudina, një shoqja ime që punonte në ATSH, dhe më thotë se kishte marrë vesh nga drejtori i saj, se Dorit i kishte ndodhur diçka e rëndë. Ato çaste kam menduar plot njëqind gjëra që kundërshtonin njëra-tjetrën. Në fund, e binda veten që duhet të ishte keqkuptim e fillova t’í telefonoja numrit të tij si e marrë. Telefoni binte, Dori nuk përgjigjej. Provova të lidhem me Stilianin. Ai më tha vetëm që Dori kishte pasur shqetësime dhe e kishte çuar në spital. Nuk e besova. I telefonova Ilirit. Ai më tha të vërtetën e pabesueshme. Ç’të bëja?… Të nisesha për në Selanik, apo për në Tiranë?…Mbaj mend që, pas disa çasteve përhumbjeje totale, e para gjë që më erdhi në mend ishin fëmijët dhe teta Xhano. Më pas, vetëm dhimbje dhe mall pa fund. Kisha humbur më të dashurin e më të afërtin, Dorin, njeriun që me vdekjen në trup nuk më foli kurrë për të. Përkundrazi, e sfidoi, e përqeshi. “Unë jam më i fortë se vdekja”, më thoshte Dori, që nuk reshti së jetuari sipas mënyrës së tij, deri ditën e fundit. Kurse nëna e tij, Xhanfize Keko është shprehur: “M’u përmbys bota kur mora lajmin nga televizori”.
Po prisja të më telefononte. Bëja nëpër shtëpi ndonjë punë sa për të thënë, pasi nuk dija ç’të bëja për të mposhtur padurimin që më kishte pushtuar. Në pritje të ziles së telefonit, një herë më dukej se nuk punonte telefoni e një herë më dukej se nuk e kisha vënë mirë receptorin. Shkoja e kontrolloja dhe, pasi sigurohesha se ishin në rregull, u rikthehesha punëve sa për të thënë. Kështu vazhdoi deri sa… Folësja e TV”, e cila po jepte lajmet e orës 15:30, në një moment tha… Dhe tani një lajm që sapo na mbërriti… Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në Selanik, shkrimtari Teodor Keko… Më ra pjata nga dora në lavaman. Duke mos i besuar ato fjalë që dëgjova, hodha sytë te televizori. Gjithë ekranin e kishte pushtuar fytyra e qeshur e Dorit tim. M’u duk sikur bota u përmbys…”
POEZI NGA TEODOR KEKO
KUR E DI SE DO TË VDESËSHKur e di se do të vdesësh,pemët kanë më shumë lule dhe mëshumë yje qielli ka.Më të mirë dhe më të çuditshëmjanë njerëzit,që nuk e kuptojnë se hija e trupittë tyre është vetë vdekja.Kur e di se do të vdesësh,toka është pjellore si gruadhe qielli ta shuan përjetësishtetjen me shirat e tijdhe avionët nuk fluturojnë për t’urrëzuardhe njerëzit nuk lindin për t’u bërënesër të ligj.Më mirë ta dish se do të vdesësh!Lulet lule do të jenë dhe nuk do tëkundërmojnë më trishtimdhe njerëzit do kthehen më shpeshte distributori i harruartë furnizohen falas me besim…
KU VALLË JE SOT?Kur dikush thotë bri meje “Irenë”unë të kujtoj ty qetësisht.Bie një muzg e zverdh një vjeshtë,ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.Nuk të harrova, megjithëse kurrës’të thashë: “Irenë, unë të dua!”Atëherë në zemër dyzimi – luftëpërfundimisht më mundi mua.Syri yt priste ta thyeja drojtjenplot ankth si fundin e një gare.Po unë heshta. Prania jotema mjegullonte rrugën drejt fjalëve.Një ditë ti shkove. Veç në mesnatëshumë kohë në ëndërr më mbete.Kur gjumi varej mbi qepallë,magjepsëse uleshe pranë meje.Ku je vallë sot? Në ç’muzg e vjeshtë?Pa ty janë ëndrrat si shkretëtirë.Po ti qofsh e lumtur, Irenë, Irenë!Unë të kam dashur. Natën e mirë!
TË KAM DASHURTë kam dashur, të kam dashurzemra ime zog i brishtënëpër erëra të kërkon.Fishkëllen motiv’n e hershëmnjë përgjigje merr të trishtëheshtje varri që heshton.Të kam dashur, të kam dashurm’u lodh zemra në kërkimkrahëkëputur ra mbi breg.Peshkatari që e gjetivetë u mbyt në një trishtimgjakspërkatur si një shegë.Të kam dashur, të kam dashurme aromë të ndoqi zemranëpër erëra e murlane.Era fryu jug-veri,nga të shkoj, klithi e shkretaunë pa zemër jam kësaj aneTë kam dashur, të kam dashuri vetmuar zemrën presmal trishtimi në këtë globEra fryn, aroma biezemra ime nuk po vjenoh, ka ngrirë në një pol.Të kam dashur, të kam dashurmirë, mos eja, nëse s’doveç një diell ngri në skaj.Të çlirohet zemra imelidhur akujsh nëpër lot,zemra ime e pafaj…
MË MUNDONMë mundon kjo ndjenjë e pathënë,fjalët ti m’i ktheve në harrim,në qiell është hëna, s’i them dot hënës’të flas dot për mjegullën në agim.Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.Pastaj do të përkund në një djep-këngë,me hënën flokëve si karficë e bardhë.Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.Mbi ta mbështete kokën,dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,brenda meje do të vërtitesh, shpirt!Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,u këput një gjethe nga një pemë,e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi