U zhduk në rrethana misterioze, familjarët kërkuan ndihmë, gjendet pa shenja jetë 35-vjeçari nga Gramshi
I riu që u gjet pa shenja jetë në Shijak është shtetasi Ermal Shaliu nga Gramshi, për të cilin familja kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.
Uniformat blu bënë me dije se sot (27 nentor) rreth orës 19:00 në fshatin Pjezë Shijak, ‘në një pemë në anë të rrugës është gjetur dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili sipas familjarëve të tij dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pasi familjarët e tij kanë kallëzuar se ishte larguar nga banesa’.
Shaliu, që ishte kthyer dy ditë më parë nga Gjermania, u kërkua nga familjarët në emisionin Me zemër të hapur në News24. Pas marrjes së lajmit të trishtë të humbjes së jetës të të riut nga Gramshi, ka reaguar edhe faqja zyrtare e emisionit “Me zemër të hapur”.
Në reagim, thuhet se emisioni shpreh ngushëllime për të ndjerin.
“U kërkua në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”nga familjarët në një transmetim maratonë 35 vjeçari Ermal Shaliu, ku të afërm dhe familjar u shprehën se Ermali kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Gjermania sepse familjarët i kishin lënë një takim me një mjek psikiatër, pasi familjarët pretendonin se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Fatkeqësisht për fat të keq është gjetur i pajetë në fshatin Pjezë, Shijak. Saliu ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa të martën në mëngjes, është gjetur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.
Sipas uniformave blu, trupin e tij e kanë gjetur në fshatin Pjezë, dhe hetimet paraprake dyshojnë për një vetëvrasje. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Emisioni me “Zemër të Hapur” i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjes së Ermalit…
Shpirti i tij u prehtë në paqe”, thuhet në reagimin në faqen zyrtare të emisionit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi