“U zgjodh eurodeputet për të qëndruar pas hekurave”- Apeli refuzoi kërkesën e Belerit për t’u liruar, “Kathimerini”: Ka shkaktuar tension mes Greqisë dhe Shqipërisë

“U zgjodh eurodeputet për të qëndruar pas hekurave”- Apeli refuzoi kërkesën e Belerit për t’u liruar, “Kathimerini”: Ka shkaktuar tension mes Greqisë dhe Shqipërisë

Media më e madhe greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila refuzoi kërkesën e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri për t’u liruar.

Me titullin “u zgjodh eurodeputet për të qëndruar pas hekurave”, media greke citon vendimin e refuzimit të kërkesës së Belerit.
“Një gjykatë e Apelit në Tiranë hodhi poshtë të martën një apel të Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe një eurodeputet i zgjedhur për Greqinë, i cili kandidoi si kandidat i Demokracisë së Re në zgjedhjet e këtij muaji për Parlamentin Evropian. Sipas vendimit të gjykatës, Beleri do të duhet të qëndrojë në burg deri në tetor, pas dënimit të tij në fillim të këtij viti për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të majit të kaluar në Shqipëri, akuza që ai – dhe Athina – besojnë se janë të motivuara politikisht dhe tërësisht të rreme”, shkruan Kathimerini.
Në komentet e fundit për mediat, Beleri kishte thënë se nuk ishte optimist për një lirim të parakohshëm, pasi beson se po synohet qëllimisht nga kryeministri shqiptar.
“E di që sistemi gjyqësor shqiptar kontrollohet nga Edi Rama”, ka thënë Beleri në komentet e kaluara.
Çështja Beleri ka shkaktuar një tensionim të konsiderueshëm në marrëdhëniet mes fqinjëve Greqi-Shqipëri, mbyll shkrimin gazeta greke Kathimerini.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/u-zgjodh-eurodeputet-per-te-qendruar-pas-hekurave-apeli-refuzoi-kerkesen-e-belerit-per-tu-liruar-kathimerini-ka-shkaktuar-tension-mes-greqise-dhe-shqipe/”>Burimi</a>