U kapën duke shitur drogë, e pësojnë dy të rinjtë! Çfarë u zbulua gjatë kontrolleve në banesën e 36 vjeçarit
Policia ka vendosur në pranga dy të rinj pasi u kapën në flagrancë duke shitur drogë.
Reshat Qatromi dhe 27-vjeçari Ledin Kazanxhi (Allamani) u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1.7 kg kanabis që e posedonin me qëllim shitjen.
Gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Interruption”.
U kapën në flagrancë në tentativë për të shitur 1 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike kanabis, paisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vazhdën e operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të shitjes të lëndës narkotike cannabis sativa, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Interruption”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit R. Q., 36 vjeç dhe L. K.(A.), 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1 kilogram e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonin me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi