“Turizmi, në garë shumë të fortë me fqinjët”- Kryeministri Rama: Sipërmarrjet të punësojnë nxënësit e arsimit profesional, por mos t’i trajtojnë “hajde goce më mbush i çikë ujë, ose kap fshij atë”
Kryeministri Edi Rama është shprehur se turizmi në Shqipëri është në garë me fqinjët, duke shtuar se “ata që janë shumë përpara nesh në shumë aspekte”.
Rama theksoi se sipërmarrjet kanë nevojë për krah të kualifikuar pune për të qëndruar me ritimin e rritjes ekonomike.
Ndaj, kreu i qeverisë theksoi se në arsimin profesional është i rëndësishëm fuqizimi në sistemit dual ku nxënësit bëjnë praktikë në sipërmarrje kundrejt pagesave. Rama shtoi se “vajtja më punë në një sipërmarrje që është pjesë e një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, është pjesë e sistemit të integruar të arsimit profesional”.
Por, theksoi se “nxënësit duhet që në sipërmarrje të bëjnë shkollën përmes praktikës dhe nuk janë punonjës që sipërmarrja mund ti trajtojnë ‘hajde goce çohu më mbush i çik ujë, ose hajde kap fshije këtë tani se je gocë e re’. “
Edi Rama: Ajo që më intereson tani është pjesa e fuqizimit të sistemit dual, sepse jemi larg akoma krijimit të një sistemi dual, të ndarjes së kohës midis shkollës dhe punës, dhe të qëndrimit në punë në një ndërmarrje përkatëse sipas zanatit që merret, si nxënës jo si minoren që përdoren për të bërë punët e ndërmarrjes dhe ndërkohë nuk kanë mundësi të bëjmë tamam punën e nxënësit, Ky është një deficit shumë i madh akoma.
Duam ta sistemojmë vërtet siç duhet këtë pjesë që vajtja në punë, të jetë vajtja më punë në një sipërmarrje që është pjesë e një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, është pjesë e sistemit të integruar të arsimit profesional dhe lajmi pozitiv që kemi marrë këtë vit nga sipërmarrja është rritja e interesimit nga vetë sipërmarrja për t’ju ofruar arsimit personal sepse tani e shohin, nuk është më çështja që e mendojnë me mend, e shohin që kanë kaq shumë nevojë për krah të kualifikuar pune dhe ndërkohë ekonomia që rritet, bëhet gjithmonë e më kërkuese për të qëndruar me ritmin e rritjes së ekonomisë dhe për të mos mbetur mbrapa nga parakalimi i të tjerëve.
Turizmi është në një garë shumë të fortë me fqinjët, që janë shumë përpara nesh në shumë aspekte. Kjo është shumë shpresëdhënëse që të sistemojmë këtë pjesë me pagesë për nxënësit, pagesë për nxënës jo si punonjës. Dhe me garanci për prindërit që atje në sipërmarrje të bëjnë shkollën përmes praktikës dhe nuk janë punonjës që sipërmarrja mund ti trajtojnë ‘hajde goce çohu më mbush i çik ujë, ose hajde kap fshije këtë tani se je gocë e re’. Por, ti garantosh këtë do të thotë të kesh hapur një kapitull të ri historik për arsimin profesional sipas meje.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi