![Tuneli i Llogarasë hapet sot, Rama publikon foton: Do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/tuneli-i-llogarase-hapet-sot-rama-publikon-foton-do-te-ndryshoje-pergjithmone-udhetimin-drejt-jugut_668798a5816c3.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Tuneli i Llogarasë hapet sot, Rama publikon foton: Do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut
Ditën e sotme (5 Korrik) do të hapet tuneli i Llogarasë, që pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.
Dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga tuneli i Llogarasë, që e ka konsideruar një vepër historike.
Kreu i qeverisë shprehet se tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi