“Tunden ‘prangat’ duke…”- Gjerkmarkaj takohet me politikan gjerman, zbardhet biseda! Deputeti i PD: I shpreha rrezikun që i kanoset demokracisë! Synohet të zhbëhet opozita
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj është takuar me politikanin gjerman Gerhard Wahlers, i cili është zevendes Sekretar i Përgjithshëm i KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane).
Gjekmarkaj shprehet se gjatë takimit shprehur konsideratën për ndihmën e dhënë nga Gjermania për vendin tonë gjatë rrugëtimit të saj drejt Europës.
Gjithashtu thekson se i shprehu shqetesimin tim per rrezikun, që sipas tij, i kanoset demokracisë e pluralizmit.
“I shpjegova gjetesisht arrestin politik të Sali Berishes, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozites mbi të cilet tunden prangat duke gjykuar “mekatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihme e paster per Edi Ramen dhe pushtetin e tij!”, tha ai.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin dhe kenaqësinë të pres Me Dr Gerhard Wahlers, Zevendes Sekretar i pergjithshem i KAS ( Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane) duke i shprehur gjithë konsideraten e ndjerë për ndihmen që Gjermania i ka dhënë Shqiperisë në rrugetimin e saj të veshtirë drejt demokracisë dhe Europes!
Personalitetit të lartë i shpreha gjithë shqetesimin tim, të PD-së dhe të shumëkujt në vendin tonë per rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhberjen e Opozites! I shpjegova gjetesisht arrestin politik të Sali Berishes, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozites mbi të cilet tunden prangat duke gjykuar “mekatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihme e paster per Edi Ramen dhe pushtetin e tij!
Po kaq i shpreha vendosmerinë në emer të PD për të bërë çdo beteje demokratike pa ndalim në emer të ekzistences së pluralizmit, lirive dhe kunder rikthimit të burgosjeve politike! Në Gjermani as mendja më fantazioze nuk do të imagjinonte gjithë lidershipin e Opozites në burg dhe opoziten me gojen duart dhe kembet e lidhura në zgjedhje! I kerkova mikut të shquar dhe Fondacionit KAS të behet si deri më tani zëri i PD në Gjermani dhe Europë duke u bërë të ditur miqve që para “simpative” zgjedhim ekzistencen opozitarizmin , perballjen siç qe protesta e djeshme, qendresen ndaj së keqes si sherbim ndaj Shqiperisë dhe vlerave Europiane që KAS institucion që mban emrin e themeluesit të Europes moderne Konrad Adenhauer perfaqeson! Po ashtu i kerkove shtimin e perfaqesuesve të KAS dhe CDU në monitorimon nga afer të ngjarjeve në Shqiperi! Burgosja e Opozites dhe Liderit e liderve të saj e ka kthyer Shqiperinë në kohe të errta, liria e tyrë e kthen tek e ardhmja!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi