Triumf spektakolar i Amarildo Bakajt, boksieri shqiptar mbetet i pamposhtur
Postuar: Shtator 15, 2024 | 23:35
Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, vijon të mahnisë me performancën e tij, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi ndaj ganezit, Maluvi Folivi.
Në ndeshjen e zhvilluar në Londër, shqiptari ishte i papërmbajtshëm. Pavarësisht se e nisi ndeshjen jo mirë dhe rivali po kryesonte me pikë, Amarildo Bakaj përmbysi gjithçka në raundin e katërt.
Një grusht i fuqishëm nga Bakaj bëri që ai të kthente gjithçka në favorin e tij duke e fituar në fund duelin. Goditja e fuqishme e boksierit shqiptar e detyroi ekipin e ganezit që të hidhnin flamurin e bardhë të dorëzimit në ring.
Kjo ishte ndeshja e 12 në karrierë për Amarildo Bakajn, që nuk njeh asnjë humbje, por vetëm fitore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi