Tritoli te biznesi në Fushë Krujë, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin! 26-vjeçarit i sekuestrohet makina

Tritoli te biznesi në Fushë Krujë, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin! 26-vjeçarit i sekuestrohet makina

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vënies së tritolin në biznesin në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, 2 ditë më parë.
Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues të dyqanit të tij, në Fushë Krujë, kishte shpërthyer lëndë plasëse, që kishte shkaktuar dëme të vogla materiale, u mundësua identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit K. C., 26 vjeç, banues në Krujë.
Në vijim të veprimeve procedurale, 26-vjeçari u shpall në kërkim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente