“Tragjedi për botën demokratike”-Rama dënon atentatin ndaj Trump: Kjo ngjarje e tmerrshme të bashkojë njerëzit kundër të gjitha formave të dhunës

“Tragjedi për botën demokratike”-Rama dënon atentatin ndaj Trump: Kjo ngjarje e tmerrshme të bashkojë njerëzit kundër të gjitha formave të dhunës

Atentatin me armë ku mbeti i plagosur Donald Trump gjatë një tubimi elektoral e ka dënuar edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë shqiptare thotë se kjo është një ngjarje e tmerrshme dhe tragjedi për botën demokratike.

Është shqetësuese të dëshmosh – shkruan Rama- që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim.
Rama shpreson se ‘kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës’.
“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës, shkruan Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi