TIMS/ “Është provuar që sistemi TIMS është një çorap ku mund të hyjë derri dhe dosa”- Dogjani: Na lini të provojmë se cili është qëllimi i ndërhyrjes. Ky është dyshimi jonë

TIMS/ “Është provuar që sistemi TIMS është një çorap ku mund të hyjë derri dhe dosa”- Dogjani: Na lini të provojmë se cili është qëllimi i ndërhyrjes. Ky është dyshimi jonë

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjan në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, është shprehur se deri me tani me çfarë konstatuar nga dëshmitë e dëshmitarëve nuk ka asnjë asnjë sekret dhe se është provuar që është ndërhyrë në sistem.

Ai shton se është provuar që sistemi TIMS është një “çorap që mund të hyjë derri dhe dosa”.
Dogjani kërkoi mirëkuptimin e kolegëve që të bëjnë të pamundurën për të provuar se cili është qëllimi i kësaj ndërhyrje.
Sipas tij, dyshimi i opozitës është që ndërhyrjet ne mes të gushtit janë bërë për të ekspertuar të dhënat dhe për të fshehur lëvizjet e pushtetarëve me grupet kriminale.
Dogjani: Tashmë ne kemi kohë që kemi hetuar, kemi pyetur dëshmitar dhe ajo cfarë kam konstatuar unë dhe besoj dhe shumica e kolegëve që këtu nuk ka asnjë sekret hetimor.
Eshtë provuar nga hetimi që është ndërhyrë në sistemin TIMS. Eshtë provuar nga hetimi që sistemi TIMS është një çorap që mund të hyjë derri dhe dosa sic thuhet në gjuhën popullore. Mund të hyjë kush të dojë.
Unë do të kërkoja mirëkuptimin e kolegëve që ne të bëjmë të pamundurën që ne të provojmë dhe të mos na pengoni të provojmë se cili është qëllimi i ndërhyrjes.
Eshtë provuar, e kanë provuar ekspertët që është ndërhyrë, është provuar që me USB nga jashtë është ndërhyrë dhe janë eksportuar të dhënat në USB që është në Prokurorinë e Tiranës.
Dhe ne kemi dyshimin tonë dhe dyshojmë që ndërhyrjet në mes të gushtit ka qenë për të eksportuar të dhëna dhe për të fshehur lëvizjet e pushtetarëve me grupet kriminale, nisur edhe nga fakti i metamorfozës, apo nga rasti i ndërhyrjeve të mëparshme, sic është ai i Arben Ahmetajt.
Pas këtyre personave që kanë hyrë edhe budalli e di që pas tij qëndrojnë persona me pushtet politik.
Këta njerëz i kanë futur personave nga qeveria për të marrë të dhënat dhe për t’i fshirë.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/tims-eshte-provuar-qe-sistemi-tims-eshte-nje-corap-ku-mund-te-hyje-derri-dhe-dosa-dogjani-na-lini-te-provojme-se-cili-eshte-qellimi-i-nderhyrjes-ky-eshte-dyshimi-jone/”>Burimi</a>