“Thumanë-Kashar, vjedhje e hapur! Të veprojë drejtësia”- Deputetja Hoti- Ballukut: Është bërë një abuzim barbar

“Thumanë-Kashar, vjedhje e hapur! Të veprojë drejtësia”- Deputetja Hoti- Ballukut: Është bërë një abuzim barbar

Deputetja e PD-së Elda Hoti ka replikuar me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për autostradën Thumanë-Kashar.

Në Parlament Hoti  theksoi se në rrugën Thumanë-Kashar ka abuzim barbar. Ajo shtoi se autostrada Thumanë-Kashar është vjedhje e hapur, duke shtuar se drejtësia duhet të veprojë.
“Projekti fillestar i rrugës Thumanë-Kashar u ndryshua. Projekti kishte nyje në Thumanë, por se e ndryshuat. Projekti u ndryshua për llogari të një oligarku. Bllokimi i aksesit të aksit të vjetër është kriminale. Thumanë-Kashar është një kontratë e hapur korrupsioni. Rruga Thumanë-Kashar është 800 milionë vjedhje ndaj qytetarëve.
Rruga në Shqipëri ka kushtuar më tepër se në Çeki. Duhet të veprojë drejtësia, sepse kemi të bëjmë me abuzim barbar. Autostrada Thumanë-Kashar është projekt vjedhjeje dhe u bë për pasurim të oligarkëve të Ramës. Cilësia e punimeve është tepër e dobët, aty është afera e radhës korruptive e qeverisë suaj”, tha ndër të tjera Hoti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi