Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të përndjekur dhe dhunuar një 35-vjeçare, pranga të riut
👁3703
Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ka përndjekur dhe dhunuar një 35-vjeçare.
I riu me iniciale K.B., banues në Tiranë, raportohet se kishte thyer masën e sigurisë arrest me burg.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, si dhe ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata”, njofton policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi