Tentuan të dilnin nga Shqipëria me kanabis me vete, vihen në pranga një shtetas maqedonas dhe një kosovar

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me kanabis me vete, vihen në pranga një shtetas maqedonas dhe një kosovar

Dy shtetas, një maqedonas dhe një kosovar janë vënë në pranga pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentuan të largoheshin nga Shqipëria me doza kanabisi me vete.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin me të cilin po lëviznin shtetasit dhe një celular.
Njoftimi i policisë:
PKK Muriqan
Tentuan të dilnin nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete, vihen në pranga 1 shtetas maqedonas dhe 1 shtetas kosovar.
Sekuestrohen sasitë e lëndës narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një celular.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestoi shtetasit:

D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza;
M., 29 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi