Tentoi të grabiste pikën e këmbimit valutor nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim autori

Tentoi të grabiste pikën e këmbimit valutor nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim autori

Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
vijon…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi