Tentoi të bëjë blerje dhe kryejë pagesa nëpërmjet kartave virtuale gjatë qëndrimit në Tiranë, arrestohet i riu

Tentoi të bëjë blerje dhe kryejë pagesa nëpërmjet kartave virtuale gjatë qëndrimit në Tiranë, arrestohet i riu

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar banues në Francë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Dyshohet se ky shtetas gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në institucionet të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë.
 
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro.
Po ashtu autoritetet vijojnë punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Seksioni për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Virtual shade”.
Gjatë këtij operacioni është ndaluar shtetasi L. G., 25 vjeç, banues në Francë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420 euro.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi