Tensionet dhe kaosi në Kuvend, kryeministri Edi Rama reagon për djegien e karrigeve nga opozita
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tensionet e sotme në Kuvend, ku opozita dogji karriget në oborrin e Parlamentit.
Kreu i qeverisë në fjalën që mbajti në aktivitetin “Deputeti që duam” publikoi një foto nga zjarri në oborrin e Kuvendit, që sic tha ai u ndez me karriget e deputetëve në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate.
Teksa foli për ndikimin e politikës në shoqëri, kryeministri u shpreh se ‘ne perpiqem te ndertojme, ndersa ata shkatërrojnë’.
“Duke ardhur përpara sesa të dëgjoja fjalët tuaja më dërgoi dikush këtë fotografi. Ky është një zjarr. Një zjarri i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë për tu ulur në ato karrige dhe për të përfaqësuar ata që i cojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykata.
Pse e solla këtu këtë imazh? E solla sepse dua të them pak fjalë për politikën, e cila prej shumë kohësh në Shqipëri dhe vende të zhvilluara kalon ditë jo të mira në perceptim publik. Është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por ka bërë edhe katastrofa jashtëzakonisht të mëdha. Refuzimi i politikës apriori si diçka e keqe, e piste, si diçka që më e mira është të mos ngatërrohesh është foshnjarak. Është e pamundur që ta vendosësh ti se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh vetëm sesa ti mund ta ndikosh politikën duke u marrë me te. Në rast se ti i kthen kurrizin dhe refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin që të merret me ty. Cdo gjë jashtë dyerve të shtëpisë në ndërveprimet tona mes njerëzish lidhet me politikën dhe vendimet e saj”, tha Rama.
“Mes këtyre dy pamjeve, jo absolute, qëndron edhe ndarja këtu tek ne, mes nesh, që përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojmë, plagosin, shkulin, djegin. Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë, nëse reforma që ne i kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishin ndërmarrë jo 25 vjet më mbrapa, por 10, 15 edhe 20 sot do ishim shumë më para”, u shpreh me tej kryeministri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi