Tensione në kuvend!/ “Ulu në vend! Dëgjon apo jo?”- Felaj i ndërpret fjalën Hotit, Noka i afrohet foltores ku ndodhet Altin Dumani, ndërhyn Garda! Bardhi: Çfarë je ti që…
Një përplasje me tona të larta ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare, ku kreu i SPAK, Altin Dumani raporton mbi punën e Prokurorisë së Posaçme.
Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj i ka ndërprerë fjalën deputetes së PD, Etilda Hoti, ç’ka ka shkaktuar pakënaqësi tek deputetët e opozitës.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që Hoti të marrë fjalën, duke iu drejtuar Felajt duke i thënë “nuk ke asnjë të drejtë t’i heqësh fjalën koleges, çfarë je ti, vlerësuese e zyshës së klasës së parë?”
Ndërkohë, deputeti Flamur Noka i është drejtuar foltores ku ndodhej Dumani, ndërsa punonjësit e gardës kanë ndërhyrë duke mos e lejuar të afrohet.
“Ulu në vend! Dëgjon apo nuk dëgjon. Ulu në vend!”, iu drejtua Felaj Nokës.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Jepi fjalën koleges të mbaroj pyetjes! Nuk ke asnjë të drejtë t’i heqësh fjalën koleges, çfarë je ti, vlerësuese e zyshës së klasës së parë?
Felaj: E kishte fjalë, i bëri të gjitha pyetjet, se i kam pyetjet para. Zoti Bardhi
Bardhi: Jepi fjalën, pastaj të flasi ai (Dumani)
Felaj: Keni pyetjet tjetër për të bërë? Ka mundësi të uleni?
Noka i drejtohet foltores ku ndodhet Altin Dumani.
Felaj-Nokës: Ulu, ulu! Ç’pate, ulu zoti Noka! Ulu në vend ti, zoti Bardhi dhe Vokshi. Nuk mund të flisni për të, nëse ka pyetje të flasi. Ulu në vend! Dëgjon apo nuk dëgjon. Ulu në vend!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi