“Telenovelë politike”- Rama i përgjigjet Bardhit për mbetjet e toksike: Nga verifikimet nuk konsiderohen të rrezikshme! Goja e politikës ka ngritur akuza ndërkohë që OLAF dhe Prokuroria po hetojnë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në lidhje me transportin e mbetjeve toksike drejt vendeve të Azisë.
Sipas Ramës kjo është një telenovelë politike, ndërsa teksa iu referua disa të dhënave dhe dokumentacioneve tha se nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshme.
Kryeministri u shpreh se duhet të lihet Prokuroria dhe OLAF që të bëjnë hetimet për këtë rast.
“Burimi i kësaj telenovele politike që u shfaq paralelisht me atë të ngjarjes së Pogradecit, ku një i vrarë u bë mish i grirë i tellallëve të saj ishte një sinjalizimi për një transport mbetjesh.
Vetë organizata jo qeveritare që i referoheni shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra për tu transportuar drejt vendeve të Azisë janë të rrezikshme, pra dyshime, asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por deri tani dyshime. Këto dyshime i kam konsideruar me vullnetin për të hetuar me organet evropianet. Ndërkohë që prokuroria shqiptare dhe OLAF vazhdojnë të hetojnë goja e politikës ka ngritur akuza.
Unë kam kohë që nuk merrem me akuzat dhe me tellallët.
E para, a është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave është shumë e qartë se eksperti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore e këtyre eksperteve ka të bashkëngjitur certifikatën.
Nga verifikimet logjistike të këtyre ngarkesave mallrave të tilla nuk konsiderohen të rrezikshme
Edhe aludimit për mosveprim të administratës portuale, në rastin më të mirë është alogjik, në rastin më të keq kemi të bëjmë me një aludim patologjik, i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”, tha Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi