“Të zhbllokohen fondet e IPARD 3”- Gazment Bardhi kërkon mocion me debat në Kuvend: Institucionet e drejtësisë të hetojnë këtë skandal

“Të zhbllokohen fondet e IPARD 3”- Gazment Bardhi kërkon mocion me debat në Kuvend: Institucionet e drejtësisë të hetojnë këtë skandal

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar një mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet e bujqësisë, kërkesa që sipas drejtueses së Kuvendit, Ermonela Felaj është paraqitur të premten dhe nuk është diskutuar në Konferencën e kryetarëve.

Bardhi tha se duhet të zhbllokohen e fondet e IPARD për bujqësinë dhe se drejtësia duhet të hetojë këtë skandal.
“Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime”, tha Bardhi.
Bardhi: Anashkaluat një kërkesë të grupit të PD për të zhvilluar mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet në bujqësi dhe nevojën që grupi jonë parlamentar ka çmuar sa i takon ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe për të bërë të mundur adresimin e masave të nevojshme që të zhbllokohen fondet e IPARD 3.
Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime. Duhet të kemi mundësi që fondin prej 112 mln euro për sektorin e bujqësisë ta bëjmë efektiv për qytetarët.
Felaj: Kërkesa për zhvillimin e një mocion trajtohet brenda tre ditëve në konferencën e kryetarëve. Kërkesa është paraqitur të premten dhe kemi kohë për ta trajtuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi