“Ta harrojnë se ne ikim nga sheshet e Shqipërisë”- Tedi Blushi: Beteja është pa kthim! La ta provojnë të ushtrojnë dhunë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se beteja është pa kthim dhe se do të vazhdojnë të qëndrojnë në protestë edhe përtej orës 20:00. “Ne kemi dalë për protestë dhe jo për të bërë xhiro”, tha Blushi.
Ai pretendon se policia ka marrë urdhër që të dhunohen deputetët e opozitës.
“Kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë që ne ikim nga ky shesh dhe nga sheshet e të gjithë Shqipërisë. Kjo është një betejë pa kthim deri në cmonityi9min e këtij regjimi kriminal që dhunon gra shtatzëna në protestë. A ka logjikë kjo? Të shkojnë të kapin autorët e masakrës në Shkodër, apo bandat në Elbasan. Do qëndrojmë edhe më shumë, ne kemi dalë për të protestuar dhe jo për të bërë xhiro”, tha Blushi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi